back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Edhe 19 raste të reja me koronavirus

LAJMI I FUNDIT: Edhe 19 raste të reja me koronavirus

Të ngjajshme

Netanyahu thotë se sulmi ishte në përgjigje të 7 tetorit dhe të sulmit në Jerusalem

Një deklaratë e përbashkët nga Benjamin Netanyahu dhe Ministri...

Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej 2.3%

Ekonomistët parashikojnë inflacion prej 0.1 deri në 0.3 për...

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave të dyshuar në foto

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me...

Haradinaj: Rregullorja e re ia mundësoi Listës Serbe ta ketë nënkryetarin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Daradinaj...

Instututi Kombëtr i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe 19 te infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Blic.

“Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i IKSHP-së:

GJASHTË TË SHËRUAR DHE NËNTËMBËDHJETË RASTE POZITIVE ME COVID-19! (NË TRE TURNE TESTIMI)

Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi).

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30).

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 7 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.418.925 raste të COVID-19 dhe 81.507 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (391.665), Spanjë (140.617), Italia (135.586), Francë (109.069), Gjermani (107.458), Kina (81.740), Mbretëri të Bashkuar (55.242), Turqi (34.109), Zvicër (22.253), Austria (12.633), Serbi (2.447), Greqi (1.832), Kroaci (1.282), Slloveni (1.059), Maqedoni e veriut (599), Shqipëri (383) dhe Mali i Zi (241).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz