back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Dorëhiqet bordi që Hoti emëroi në Telekom

LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqet bordi që Hoti emëroi në Telekom

Të ngjajshme

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës i emëruar nga Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hotin ka dhënë sot dorëheqje.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndër të tjera në këtë komunikatë thuhet se Hoti e ka pranuar me shqetësim dorëheqjen e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, në një situatë të vështirë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike të rëndësisë strategjike për vendin.

“Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ndryshe, Telekomi i Kosovës tash e disa kohë po përballet me vështirësi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz