back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Arrestohet hajni që vodhi Golf 2, vodhi në xhami,...

Lajmi i Fundit: Arrestohet hajni që vodhi Golf 2, vodhi në xhami, vodhi llaptopë …

Të ngjajshme

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri...

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Ferizaj në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Mitrovicë, kanë arrestuar sot në Mitrovicë një person të dyshuar në lidhje me dy raste të vjedhjeve të rënda, si dhe dy raste vjedhje e veturës, të raportuara në Ferizaj dhe rrethinë.

Sipas njoftimit të Policisë, egziston dyshimi i bazuar se personi K.H. 19 vjeçar, në periudhën kohore prej 26 deri 30.06.2019,në Ferizaj dhe rrethinë ka kryer disa vepra penale.

“Me 21.06.2019, duke përdorur mjete të forta ka depërtuar në xhamitë në Ferizaj dhe në fshatin Doganaj,ku nga aty ka vjedhur një shtëpizë kompjuteri,një Llaptop dhe paisjet pjera përcjellëse.Me 28.o6.2019 në Ferizaj,vjedhje e automjetit, ’Jeta’’

-Me 30.06.2019 gjithashtu në Ferizaj vjedhje e automjetit ‘Golf II’”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, automjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar,një në Mitrovicë dhe tjetra në Prishtinë, kurse pas përfundimit të procedurave ligjore ju kthehen pronarëve.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit, i dyshuari i lartshënuar i ka pranuar në tërësi veprat e kryera.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz