back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit: Albin Kurti merr sot vaksinën anti-Covid

Lajmi i fundit: Albin Kurti merr sot vaksinën anti-Covid

Të ngjajshme

Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e Kosovës

Në një deklaratë të dhënë gjatë një interviste, nënkryetari...

PrishtinaTicket lidh Prishtinën me kryeqytetin e BE-së – Brukselin!

Me fluturime të hënën dhe të premten, linja e...

Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj)...

Rikthehet në detyrë Belinda Balluku, Kushtetuesja pranon ankesën e Edi Ramës

Belinda Balluku është rikthyer në detyrën e zëvendës kryeministres...

Policia publikon detaje rreth ushtrimit të realizuar së bashku me Ambasadën Amerikane

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ushtrimi i përbashkët...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vaksinohet sot me vaksinën kundër COVID-19, përcjell GazetaBlic.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra e Kryeministrit. Ai do të vaksinohet në orën 16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të dielën ka ardhur kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 nga COVAX.Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Fillimisht do të vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare.
Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

Autoritetet kanë miratuar një Plan të vaksinimit i cili është i ndarë në tri faza.

Në fazën e parë, sipas këtij plani do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Faza e dytë përfshihen grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.Për fazën e parë dhe të dytë, sipas Planit për vaksinim, do të përdoren vaksinat që Kosova do të marrë nga programi COVAX.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Më herët, autoritetet kanë thënë se do të përdorin sallën “1 Tetori” në Prishtinë si qendër të vaksinimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz