BallinaLajmeLajmi i fundit: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Lajmi i fundit: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë, janë strehuar në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton mediumi Struma.

Siç raporton mediumi bullgar, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndalur që transportonte dru.

Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për aksidentin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz