Lajmi i Fundit: Aksident i rëndë në Polac të Skenderajt, ambulanca transporton me urgjencë të lënduarit për tretman mjekësor
01

Lexo edheLajmi i Fundit: Aksident i rëndë në Arllat të Drenasit, një i vdekur e disa të lënduar (FOTO)

Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident mes disa makinash në fshatin Polac të Skenderajt, shkruan Drenica Press.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press, aksidenti ka ndodhur në rrugën Skenderaj – Drenas, më konkretisht në tatpjetëzen e fshatit Polac.
Siç merr vesh Drenica Press, polaicia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq ambulancat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit për tretman mjekësor.

Lexo edheLajmi i Fundit: Aksident i rëndë në Arllat të Drenasit, një i vdekur e disa të lënduar (FOTO)
Si pasojë e këtij aksidenti, rruga Skenderaj – Drenas është e bllokuar dhe për qarkullim po përdorën rrugët dytësore për Prekaz dhe Kryshec.
Portali Drenica Press, do të ju mbaj të informuar mbi të dhënat e reja për gjëndjen e të lënduarve./DRENICA PRESS/