107 persona janë shëruar me COVID-19, teksa 69 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në njoftimin e IKSHPK-së, thuhet se gjatë 24 orët e fundit kanë vdekur edhe shtatë persona të prekur me këtë virus.
Ndërsa rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.