back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit për çmimet e karburanteve, ja çfarë vendimi mori Qeveria

Lajmi i fundit për çmimet e karburanteve, ja çfarë vendimi mori Qeveria

Të ngjajshme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendea

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3...

Aksident trafiku në Skenderaj

  Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe...

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur për...

Qeveria ka zyrtarizuar tenderin për të dhënë me koncesion për 20 vjet kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve.

Ky shërbim, i cili aktualisht kryhet nga shteti bëhet koncesioni i dytë në fushën e karburanteve, dhe për të gjithë periudhën 20 vjeçare pritet të gjenerojë të paktën 50 milionë euro të ardhura. Këto para do të paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës dhe benzinës.

Qeveria ka hapur zyrtarisht tenderin për të dhënë me koncesion kolaudimin e pompave të karburantenteve. Sipas dokumentave zyrtarë të publikuar në agjencinë e prokurimeve, tenderi do të zhvillohet në 18 tetor dhe kompania që do të shpallet fituese do të marrë për 20 vjet monopolin e kontrollit për të gjitha pompat e karburanteve dhe të gazit.

Koncesioni për kontrollin e pompave të karburanteve ka lindur përmes një oferte e pakërkuar nga një kompani private e quajtur NOA Control. Propozimi u miratua nga qeveria, e cila paralelisht e shpërbleu kompaninë Noa control me një bonus sa 10 për qind e pikëve, çka e bën atë të avantazhuar në tenderin, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm..

Kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve është një shërbim, i cili aktualisht kryhet nga drejtoria e përgjithshme e metrologjisë. Sipas ligjit shqiptar, çdo pompë furnizimi në pikat e karburanteve duhet të kolaudohet një herë në 6 muaj, për të verifikuar volumin dhe elementët e sigurisë Për këtë shërbim pikat e karburanteve paguajnë 14 mijë lekë në vit për pompë, para të cilat shkojnë në buxhetin e shtetit.

Por me dhënien e këti shërbimi me koncesion, paratë do të përfundojnë në arkën e privatit. Burime nga Ministria e Financave i thanë Top Channel se, në total ky aktivitet gjeneron 2 deri në 3 milionë euro të ardhura në vit dhe për 20 vitet e koncesionit kompania private që do të shpallet fituese pritet të arkëtojë rreth 50 milionë euro Ky është koncesioni i dytë në fushën e karburanteve, pas atij të markimit, kostot e të cilëve paguhen nga qytetarët në çmimin fundor të naftës dhe shkojnë si fitime për kompanitë koncesionare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz