Lajmërohet sizmologu, Shemsi Mustafa: Nuk ka nevojë për panik pas tërmetit
BILLI

Lexo edheMoti në Kosovë gjatë 5 ditëve të ardhshme: Pritet borë, rënie temperaturash

Rreth orës 17:00, Kosova është goditur nga një tërmet, i cili ishte me magnitudë 4.3 sipas faqes EMSC, e cila raporton tërmetet në të gjithë botën.
Drejtori i Institutit Sizmiologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se nuk ka nevojë të ketë panik tek qytetarët e vendit pas tërmetit që ndodhi para pak minutave.
“Nuk ka pas dy goditje në Zubin Potok por vetëm një. Kjo lëkundje ishte afër Liqenit të Ujmanit dhe qytetarët nuk kanë nevojë të frikësohen apo të krijohet panik”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine.
Lexo edheMoti në Kosovë gjatë 5 ditëve të ardhshme: Pritet borë, rënie temperaturash
Kujtojmë se para pak minutave një tërmet ka goditur Kosovën, i cili ishte me magnitudë 3.8 Rihter në Zubin Potok.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në komunat përreth Veriut të Kosovës.