BallinaRegjionaleLajm i mirë për Skenderajn, gjendet palca që i përshtatet Alban Beqirit

Lajm i mirë për Skenderajn, gjendet palca që i përshtatet Alban Beqirit

Të ngjajshme

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e...

​Sinner thyen rekordin në tenis

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke...

“Bufi” nis ditën në fitnes, duket në top formë!

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu i njohur me...

Izraeli zgjeron fushatën tokësore në Libanin jugor

Sipas raportimit të Reuters, Izraeli ka hyrë në pjesë...

Alban Beqiri nga Skenderaj po përballej me vdekjen, pas një sëmundje të rëndë e cila e goditi, ajo e diagnostifikimit me Leukemi Akute, njofton drenicapress.info

Për 23 vjecarin nga Baksi i Skenderajt, njerëz të vullnetit të mirë morën iniciativa nga të ndryshme, për t’i ndihmuar të riut drenicas.

Një lajm i mirë sapo u publikua përmes rrjeteve sociale dhe grupit në facebook “Ta Ndihmojmë Alban Beqirin”, duke njoftuar të gjithë se është gjetur palca që i përshtatet Albanit, duke u shtuar edhe shpresat për shërimin e tij.

Në njoftimin e bërë publik përmes rrjeteve sociale të cilin e transmeton Drenica Press shkruan:

EDHE NJË LAJM I MIRË PËR ALBANIN
ËSHTË GJETUR PALCA QË I PËRSHTATET ALBANIT
Me gjetjen e palcës e cila i përshtatet Albanit, shpresat për shërimin e tij nga sëmundja e leukemisë akute është rritur dukshëm, ngase është gjëja më e vështirë dhe më e shtrenjtë për ta siguruar.
Nga vëllau i Albanit – Elbasan Beqiri, është gjetur palca që i pështatet Albanit.
Palca e Albanit me palcën e vëllaut të tij ka përputhshmëri qelizore prej 40.77% në bazë të analizave që kanë dalur dje. Përputhja maksimale të binjakët është 45%. Ndërsa minimumi i lejuar për ta gjetur donatorin e duhur qenka 25%. Analizat për gjetjen e palcës së duhur për çdo person të testuar kushton mbi 1024 Euro. Deshti Zoti që ajo të gjendet me analizën e personit të parë, vëllaut të tij, e që shpenzimet të mbahen sa më të ulëta që është e mundshme. 
P.S. Familja e Albanit së shpejti do të bëjë publike edhe sa të holla i duhen për shërimin e vllaut-djalit ton.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz