BallinaLajmeLajm jo i mirë, më pak pasaporta zvicerane për të huajt

Lajm jo i mirë, më pak pasaporta zvicerane për të huajt

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Numri i të huajve që u pajisen me pasaporta zvicerane ka shënuar rënie me gati një të tretën në tremujorin e parë të këtij viti.

Nga janari deri në mars 2018, 7098 persona morën pasaportën zvicerane, 3080 më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Arsyeja për rënien është e paqartë.

Natyralizimet e zakonshme (-31,5 për qind), dhe natyralizimet e lehtësuara (-26,6 për qind) kanë shënuar rënie në tre muajt e parë të këtij viti a, siç bëjnë të ditur statistikat për të huaj të Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), shkruan albinfo.ch.

Sidomos rënia ishte e theksuar në mesin e italianëve (-51.1 për qind) dhe portugezëve (-48.3 për qind). Por edhe në mesin e francezëve (-34.2 për qind), spanjollët (-29.6 për qind).  Dëshira për shtetësinë zvicerane ishte më pak e theksuar sesa një vit më parë.

Deri më tani, ekspertët në Sekretariatit Shtetëror për Migrim nuk kanë dhënë ende një “shpjegim të saktë” për këto lëvizje. Megjithatë, ata supozojnë se kjo lëvizje është e përkohshme dhe nuk korrespondon me një prirje të përgjithshme. Sidoqoftë, numri i kërkesave është rritur ndjeshëm përsëri këtë vit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz