Lajm i mirë: Vajzat e të infektuares nga Malisheva nuk kanë coronavirus
BILLI

Lexo edhe“Maska ime u mshul me lot”, infermieria rrëfen bisedën me një pacient me koronavirus

Malisheva është zgjuar e vendosur në karantinë për shkak të zbulimit të një rasti të infektuar me coronavirus.
Mbrëmë u konfirmua se një grua nga Bubaveci është kosntatuar të jetë e infektuar.
E njëjta sipas njoftimeve zyrtare kishte ardhur para disa ditësh në Kosovë nga Italia.
Artan Paçarizi zyrtar në Komunën e Malishevës i ka thënë Kallxo.com se dy vajzat e qytetares nga Bubaveci janë testuar dhe rezultatet janë se ato nuk janë infektuar ndërsa në komunë nuk ka raste të reja.

Lexo edhe“Maska ime u mshul me lot”, infermieria rrëfen bisedën me një pacient me koronavirus
“Gjendja është normale njëherë përnjëherë. Udhëzimet po zbatohen në përpikëri nga të gjithë. Dy vajzat e saj kanë dalë negativ që janë ardh bashkë” ka thënë Paçarrizi.
Ai ka shtuar se edhe familjarët e tjerë nuk kanë simptoma përveç njërit i cili është dërguar sot në Prishtinë për kontroll.
Deri më tani në Kosovë janë kosntatuar 5 raste të infektuara me virusin tri nga rastet janë nga Vitia një nga Malisheva dhe një nga Klina.