Lajm i mirë për gratë e Kosovës: Hapen 100 vende të reja të punës
BILLI

Lexo edheInfektologu Tolaj tregon periudhën se kur pritet të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus

100 vende të reja të punës janë hapur për gratë e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kompania “Teuta&Lirika Matoshi”, të cilën e ka shpërndarë zëvendësminsitri, Halil Matoshi.
“Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, vecanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë “Teuta&Lirika Matoshi” brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese “Gratë për Gratë”. Kompania “Teuta&Lirika Matoshi” ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës”, tuhet në njoftim.

Lexo edheInfektologu Tolaj tregon periudhën se kur pritet të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus
Për punë mund të aplikojnë të gjitha të interesuarat për të punuar në fushën e dizajnit.