BallinaLajmeLajm i mirë: Çmimi i derivateve në Kosovë do të bie gjatë...

Lajm i mirë: Çmimi i derivateve në Kosovë do të bie gjatë ditëve në vijim, ja sa do të kushtojë litri

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur rreth çmimit global të derivateve, duke thënë se gjatë ditës së sotme ka pasur rënie të çmimit.

Ai ka thënë se sot është ulur çmimi i derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se në Kosovë, çmimi i derivateve do të bie për 12 deri në 15 cent.

“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë. Derivatet e naftës kanë rënie për 170 dollarë në ton, që do të thotë se i bie nga 12 deri 15 centë zbritje. Çmimi do të jetë më i lirë për 12 apo 13 centë në ditët në vijim”, tha Berjani në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, çmimi i derivateve është ngritur duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar pas luftës Rusi-Ukrainë, gjë që ka ndikuar edhe në çmimin e derivateve në Kosovë, të cilat importohen nga jashtë. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz