back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajm i keq për shoferët, rritje e madhe e çmimit të naftës

Lajm i keq për shoferët, rritje e madhe e çmimit të naftës

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë

Dy persona janë arresuar në rrugen “Hasan Prishtina” në...

E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e...

Trump rrit tarifat amerikane për importet e Koresë së Jugut në 25%

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do...

Pritet rritje drastike e çmimit të naftës.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman paralajmëroi se çmimet botërore të naftës mund të rriten në “nivele të paimagjinueshme” nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mban një qëndrim “të fortë dhe të vendosur” ndaj Iranit.

Përndryshe, tha ai, tensionet do të shkallëzohen. i kurorës i bëri komentet në programin televiziv amerikan 60 Minuta.

Intervista vjen 15 ditë pas goditjeve ndaj objekteve të naftës saudite, që paralizuan rreth 50 përqind të prodhimit të papërpunuar të vendit dhe 5 përqind të furnizimit global me naftë.

Udhëheqësi de-fakto i Arabisë Saudite i quajti goditjet një akt lufte po ashtu si edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo. Të dy ata akuzuan Iranin, rivalin kryesor të Arabisë Saudite në rajon, se qëndronte pas sulmeve të 14 shtatorit.

Franca, Gjermania dhe Britania kanë fajësuar gjithashtu Teheranin për sulmet. Irani mohon se ka gisht në këtë ngjarje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz