Lajm i keq: Aro Muric në pikëpyetje për ndeshjen kundër Izraelit, stërvitet veçmas shkaku i lëndimit që mori kundër Austrisë
dp

Lexo edhePremierliga konfirmon shpalljen fajtor të Manchester Cityt për 115 akuza

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Portieri Muriq, pësoi lëndim në momentin kur Kosova e pranoi golin e tretë ndaj Austrisë të dielën. Në vend të portierit Muriq, në portë u inkuadrua Amir Shaipi.
“Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari. Në stërvitjen e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa Arijanet Muriq, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Austrisë në Vjenë, ka zhvilluar vetëm stërvitje të lehtë nën përkujdesjen e trajnerit atletik”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Lexo edhePremierliga konfirmon shpalljen fajtor të Manchester Cityt për 115 akuza
Ndeshja Izrael – Kosovë luhet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.
I takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.