Lajm i hidhur: Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare mërgimtari Argjend Salihu ( FOTO)
01

Lexo edheProjektligji për çmimet tavan rikthehet, opozita dhe bizneset kërkojnë respektim të Kushtetutës

Mitrovica është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi në moshë të re ka ndërruar jetë mërgimtari mitrovicas, Argjend Salihu, vetëm 31 vjeç.
I ndjeri prej vitesh jetonte dhe vepronte në Gjermani, ku kishte ndërtuar jetën dhe angazhimet e tij profesionale. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Familjarët kanë bërë të ditur se detajet lidhur me ceremoninë mortore, procedurat për kthimin e trupit dhe datën e varrimit do të publikohen në ditët në vijim.
Në këto momente të vështira, ngushëllime të sinqerta familjes Salihu, miqve dhe gjithë të afërmve të të ndjerit.

Lexo edheProjektligji për çmimet tavan rikthehet, opozita dhe bizneset kërkojnë respektim të Kushtetutës