back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeLajm i hidhur, edhe një aksident me të lënduar në Kosovë

Lajm i hidhur, edhe një aksident me të lënduar në Kosovë

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Aksidenti i tretë me radhë ka ndodhur në autstradën Arbën Xhaferi, më saktësisht në fshatin Babushë të Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë e KFOR’it dhe një punëtorë në autostrafë.

Në ora 15:10, në autostradën ,,A.Xhaferi”, diku në km e 11 nga fshati Babush në drejtim të Lipianit, ka ndodh një aksident trafiku. Të përfshirë janë një automjet i KFOR-it dhe një këmbësor (punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK. Policia dhe KFOR-i po e shikojnë vendngjarjen.

E shtuna ishte e kobshme në Kosovë. Rreth orës 13, në fshatin Duhël në Suharekës, vdiqën tre persona nga një aksidenti i rëndë me kamion.

Prokurori që ishte në vendin e ngjarjes i ka thënë Televizionit 7 se aksidenti dyshohet se është shkaktuar pasi vetura e tipit Golf 6, ku gjendeshin tre djem të moshës 23,21 dhe 20-vjecare, provoi të tejkalonte në vijë të plotë kamionin.

Ndërkaq gjatë ditës Gazeta Express ka raportuar se në fshatin Vitomiricë të Pejës nga një aksident tjetër humbi jetën një 63-vjeçar ndërsa mbetën të lënduara dy gra.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ndjehet i shqetësuar për numrin e lartë të aksidenteve fatale dhe kërkoi nga qytetarët që të respektojnë rregullat e komukancionit. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz