Sot në rrugën Azem Bejta u raportua për të shtënë me armë zjarri. Nga të shtënat u bë e ditur për një person të plagosur.
Lidhur me këtë rast, policia e Kosovës shkruan:
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugen Azem Bejta në Prishtine. Menjëherë në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë për Insajderin zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.