BallinaLajmeLajm i dhimbshëm: Ndahet nga jeta ish-ushtarja e UÇK-së, Sanije Jahir Musa...

Lajm i dhimbshëm: Ndahet nga jeta ish-ushtarja e UÇK-së, Sanije Jahir Musa ( FOTO)

Të ngjajshme

Pamje nga ambienti luksoz ku po mbahet dasma e Brikenës me Mateon

Brikena Selmani dhe Mateo Borri po kurorëzojnë dashurinë e...

Studimi alarmues: Si ChatGPT po dëmton mënyrën se si mendoni

Shkencëtarët paralajmërojnë për rreziqet e një mjeti të përdorur...

Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vit në sezonin e mbjelljeve

Rezervuarin e traktorit, gjatë vitit të kaluar e mbushte...

Latifi: Inati është kategoria kryesore që shpjegon sjelljen e politikanëve në Kosovë

Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7,...

Sot, më 20 shkurt 2026, ka ndërruar jetë ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sanije Jahir Musa nga Bajgora, e cila pas luftës shërbeu si sekretare e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) – Dega në Mitrovicë, përcjellë Drenica Press.
E ndjera kishte qenë pjesë e Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës çlirimtare, duke shërbyer në Zonën Operative të Shalës, në kuadër të Brigada 141 Mehë Uka. Kontributi i saj në radhët e UÇK-së vlerësohet si i përkushtuar dhe i denjë në shërbim të lirisë së vendit.
Pas përfundimit të luftës, Sanije Musa vazhdoi angazhimin e saj në jetën shoqërore dhe organizative, duke dhënë një kontribut të veçantë në OVL të UÇK-së në Mitrovicë, ku ushtroi detyrën e sekretares me nder dhe përgjegjësi.
Ajo do të kujtohet si një luftëtare e vendosur për liri dhe si një grua me vlera të larta njerëzore e shoqërore.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në ora 12:00, në varrezat e të merituarëve në Shipol, Mitrovicë.
Ngushëllime familjes Musa, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Rafet Ibishi
Kryetar i OVL të UÇK-së
Dega Mitrovicë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz