Një lajm i hidhur ka tronditur familjen Maliqi, bashkëluftëtarët dhe miqtë, pasi ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Maliqi, i njohur me nofkën “Maqkalla, përcjellë Drenica Press.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre. I ndjeri do të kujtohet si një ushtar i përkushtuar, i respektuar nga bashkëluftëtarët dhe komuniteti, për kontributin e tij gjatë periudhave më të vështira për vendin.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 26.02.2026, në ora 15:00, në lagjen Dushkaj, në Prekaz.
Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij.