back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajm fantastik, po ndërtohet shtëpia e familjes që ka 16 fëmijë dhe...

Lajm fantastik, po ndërtohet shtëpia e familjes që ka 16 fëmijë dhe jeton në kushte të rënda

Të ngjajshme

Çmimet e pronave banesore/ ASK-ja prezanton sot të dhënat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për...

Mot i vranët, temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot...

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë...

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë...

Shumë shpejtë me kulm mbi kokë do të bëhet 42-vjeçarja, Bahrie Gashi-Mustafa dhe 16 fëmijët e saj, njofton Indeksonline.

Për gjendjen e rëndë në të cilën jetonte Bahrie Gashi-Mustafa dhe fëmijët e saj, muaj  më parë kishte treguar vetë zonja.

Ajo në një intervistë për Indeksonline kishte thënë se e kishin të pamundur të siguronin të  hollat për të ndërtuar një shtëpi, pasi rroga e bashkëshortit të saj nuk mjaftonte as për shpenzimet elementare.

Mirëpo, lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë, përmes Facebook e ka bërë të ditur Lavdim Gashi.

Ai ka shkruar se kanë nevojë për mjete financiare shtesë në mënyrë që të përfundojnë shtëpinë.

“Po ndërtohet shtëpia e nënës së 16 fëmijëve e cila tash e 20 vite jeton nëpër shtëpi të braktisura. Ne e nisëm dhe e lusim Zotin të na e mundësoj me e përfunduar komplet këtë shtëpi ngase nevoja është të bëhet një shtëpi më e madhe se shtëpitë e zakonshme dhe fatkeqësisht nuk janë të siguruara të gjitha mjetet financiare për ta përfunduar komplet shtëpinë”, ka shkruar Gashi në Facebook. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz