BallinaLajmeLajm apo rrenë? Daçiq thotë se ky shtet ka anuluar vendimin për...

Lajm apo rrenë? Daçiq thotë se ky shtet ka anuluar vendimin për njohjen e Kosovës

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Serbia po vazhdon luftën e saj për të zvogëluar numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një prononcim për ‘tanjug’, ka thënë se Republika Domenikane ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Një tjetër shtet tërheq njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Më herët shteti serb ka pretenduar se njohjen për pavarësinë e Kosovës e kanë tërhequr edhe disa shtetet tjera si Suriname, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea Bissau, Burundi, Papa Guinea dhe Lesoto.

Ndërkohë deklarime të tilla të shtetit serb gjithmonë janë demantuar nga Ministria e Punëve të Jashmte të Kosovës, duke thënë se janë propagandë e Serbisë.

Republika Domenikane e kishte njohur Republikën e Kosovës si shtet  me 11 dhjetor të vitit 2012.

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë të ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, thuhej në letrën e dërguar nga Republika Domenikane./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz