Lajçak takon edhe komandantin e KFOR-it
01

Lexo edheXharra i reagon Gjinovcit: Skendërbeu tha s’ka fole shqip, e krahason me një serb të Beogradit

“Sot u takova me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë dhe komandantin e KFOR-it për të diskutuar për zhvillimet aktuale. Mundësi e mirë për të konfirmuar unitetin tonë të fortë transatlantik”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.
Lajçak sonte është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ai të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Lexo edheXharra i reagon Gjinovcit: Skendërbeu tha s’ka fole shqip, e krahason me një serb të Beogradit
Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.