Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, kishte deklaruar se Fatmir Limaj nuk do të marrë vota nga AAK në asnjë rrethanë.
Rreth fundit të korrikut, ai ironizoi takimet mes Limajt dhe kryeministrit Albin Kurti dhe i cilësoi të dy si “të pabesë“.
“Në asnjë rrethanë nuk do të votohet për z. Limaj nga Aleanca. Këta dy liderë janë si Burdushi, po fshihen në takimin e radhës, nuk ka asgjë konkrete prej tyre. Janë tradhtarë. Ka raste kur koni i dytë është jobesnik, pra njëri nuk i beson tjetrit. Ata nuk kanë besim”, kishte thënë Brahimaj.
Në reagimin e tij në Debat Plus” Fatmir Limaj ka thënë se këto terma nuk janë të denja për komunikimin politik dhe se qytetarët kanë memorie për pabesitë politike.
“Këto terme as nuk janë të nivelit të komunikimit politik. Na e dimë çfarë pabesi, nëse folim me kit termin e odave, politike. Qytetari i Kosovës ka memorie për pabesitë në politikë. Dhe sa rrotullime janë bërë për qëllime të caktuara. Në rastin konkret, asnjëherë ne nuk jemi gjetë në asi pabesie, kurrë hiç. Dhe ky është dallimi”, ka thënë Limaj.