Lagjet e fshatrave Polac e Abri bëhen me asfalt (FOTO)

Në Polac ka nisur asfaltimi i rrugëve në lagjet Koci, Aliuka, Hoti dhe Gucati, projekt ky i filluar vitin e kaluar që pritet të përfundojë shumë shpejt.
Edhe rrugët e lagjeve në Abri do të asfaltohen brenda pak ditësh, transmeton Drenica Press.
Më këtë rast ishte i pranishëm Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ku nga afër ka inspektuar punët në asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatrat Polac dhe Abri.

Lexo edheReagon Iniciativa Qytetare për Drenasin, mos bëni mekate me bujqit
Banorët e këtyre fshatrave u shprehen të kënaqur me realizimin e projekteve nga Komuna e Skenderajt.
Komuna e Skenderajt është në fazën e fundit të asfaltimit të rrugëve nëpër lagje. Intensivish po punohet edhe në projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve, të cilat po trajtohen me prioritet të theksuar.














