BallinaLajmeLabi nervozohet nga marrëveshja e Pal Lekajt me Agim Aliun, të shtunën...

Labi nervozohet nga marrëveshja e Pal Lekajt me Agim Aliun, të shtunën me familje në protestë

Të ngjajshme

“Marr përgjegjësi për atë që ndodhi”, mbrojtësi Cubarsi kërkon falje pas kartonit të kuq

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka reaguar përmes rrjeteve...

Vjosa Osmani kujton Betejën e Koshares: Flakada e sakrificës mbetet e pavdekur

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Betejën...

Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një...

DJ Geek shijon pushimet luksoze në Maldive me të dashurën

DJ Geek ka nisur pushimet në Maldive, duke ndarë...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka komentuar takimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka bërë thirrje që të shtunën të dilet në protestë për rrugët e fshatrave Tërrën, Bablak e Koshare, transmeton Indeksonline.

 

 

Sipas tij, për fshatin Tërrën është bërë një padrejtësi e madhe. Ai paralajmëroi se në protestë do të dal bashkë me familjen e tij.

Më poshtë postimi i Tahirit pa ndërhyrje:

Nje takim interesant në mes të kryetarit të Komunës së Ferizajt Z Agim Aliut dhe Ministrit Z Pal Lekaj!

Kryetar i nderuar, unë ju përgëzoj për këto të arritura, por sa i përket rrugës se fshatrave: Tërrën, Bablak, e Koshare që ju jeni i informuar, më keni thënë se është projekt i Ministrisë! Dmth e keni dhënë edhe një deklaratë kur kemi thirur protestën e parë lidhur me këtë rrugë.

Pra, të dashur qytetarë e banorë të këtij fshatit, për të cilin dikush mund ta quaj fshat hajgaregjik sepse 7 vjet janë zvarritur kompanit me juve, derisa në Gjakovë, Skenderaj, Podujevë e me tutje nuk po zvarriten! Tamam kur bëhen publike nga ministria , ato po asfaltohen.
Tani edhe mund ta bëjnë me inat, por mu ndal jo.

Ju kerkojë ashtu siq më keni kerkuar, se; a doni me dalë në PROTESTË të Shtunën a po jo?! Mos dilni aty me ba hajgare e me kerkua njerëzit me e shty protestën.

Unë te shtunën dal me antarët e familjes.

Shihemi të shtunën ora 11:00 i lus të gjitha mediat të janë prezent, shoqëritë civile dhe ata që e ndjejnë veten që janë të gatshëm për drejtësi.

Për këtë fshat është bërë padrejtesi!

Diten e mirë! /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz