BallinaLajmeLa pozitën e asamblistit, për t'u bërë shofer

La pozitën e asamblistit, për t’u bërë shofer

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Pas kërkesës së Ministrisë, Afrim Ramushi la pozitën e asamblistit për t’u bërë shofer i kryetarit të Komunës.

Nuk la vend pa kërkuar votën që të bëhët asambleist.

Afrim Ramushi e arriti këtë permes Lidhjës Demokratike të Kosovës, dega në Viti.

E në këtë pozitë qëndroi rreth 9 muaj duke mbajtur njëkohësisht edhe pozitën e shoferit të kryetarit të komunës, Sokol Halitit.

Duke qenë se u llogarit si shkelje Komuna kërkoi interpretim të ligjit që të qartësohet nese paraqet konflikt interesi mbajtja e këtyre dy pozitave.

Ministria u bëri të qartë se njëra pozitë duhet të lirohet.

I gjendur mes dy opsioneve, nëse do të mbetet asambleist apo shofer ai zgjodhi këtë të dytën.

Pasi bëri hesapet e tij ai hoqi dorë nga pozita që ia dhanë qytetarët dhe mbajti atë që ia dha shefi i tij, kryetari i Komunës.

E pikërisht sot permes një deklaratë, ai sot ka njoftuar Komisionin Komunal të Zgjedhjeve se po heqë dorë nga posti i këshilltarit të komunës, për të punuar si shofer i kryetarit.

Këtë deklaratë kur ai zgjedh të jetë shofer e jo këshilltar komunal ka arritur t`a sigurojë Frontal.

Me këtë lëvizje ai respektoi kerkesën e ministrisë por duket se bëri një zgjedhje të çuditshme.

T7 ka provuar të marrë një përgjigjje nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mirëpo ai nuk e ka parë të arsyeshme të komentojë për ccështjen e shoferit të tij , deri sot edhe asambleist.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz