BallinaTeknologjiKy virus ju vjedh llogarinë në rrjetet sociale

Ky virus ju vjedh llogarinë në rrjetet sociale

Të ngjajshme

Edhe nesër mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pep Guardiola një nga opsionet për trajner të ri të Italisë

Një emër i bujshëm dhe mjaft i guximshëm është...

“Nuk është lufta jonë”, Macron kundër Trump: Jorealiste të luftojmë në Hormuz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se...

Kompania Bitdefender ka zbuluar versionin më të ri të malware Terdot, kodi i të cilit është i bazuar në trojanin famëkeq bankar Zeus, i cili ka rrjedhë në vitin 2011.

Terdot për herë të parë është vërejtur vitin e kaluar, për t’u zhdukur pastaj dhe për t’u lajmëruar serish në tetor të vitit të kaluar.

Malware është i aftë të vjedhë lejekalimin, madje edhe të përcjellë llogarinë në rrjetet shoqërore.

Malware kryesisht është i drejtuar kundër bankave, operatorëve të kartelave për pagesa, operatorëve mobilë dhe faqeve për e-tregti.

Në listë ndodhen edhe dy banka në Britani të Madhe.

Terdot sulmon edhe rrjetet shoqëror, si Facebook, Twitter, Google Plus dhe YouTube, shërbime për email, sikurse janë Google Gmail, Microsoft live.com dhe Yahoo Mail. Është interesant se virusi nuk mbledh të dhënat e rrjetit më të madh shoqëror rus Vkontakte (vk.com), gjë që mund të nënkuptojë se njerëzit që qëndrojnë prapa virusit vijnë nga Rusia.

Terdot kryesisht përhapet përmes ueb faqeve të kompromituara, por edhe përmes e-mailave me një ikonë të rreme PDF. Nëse klikohet në të, do të shfaqet kodi JavaScript që lanson dosjen me virus.

Ky lloj virusi mund të shndërrohet në një mjet të fuqishëm për spiunim kibernetik të përdoruesve në internet, i cili vështirë largohet, thotë Bitdefender. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz