Barcelona identifikon objektivin më të madh të verës në afatin kalimtar.
Klubi katalunas ka shprehur interesim të fuqishëm për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.
Sipas “The Mirror”, negociatat mes klubeve kanë nisur, përcjellë “Lajmi.net”.
Nuk dihet ende shuma që kërkojnë Spurs për danezin, por Barcelona është gati që të hapë arkat për një blerje të rëndësishme në mesfushë.
Kujtojmë që Eriksen ka kontratë me Tottenhamin deri më 2020. /Lajmi.net/
- Advertisement -
