back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKy subjekt politik po kërkon që Kosova të shkon në zgjedhje

Ky subjekt politik po kërkon që Kosova të shkon në zgjedhje

Të ngjajshme

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Edhe gjysmë ore nis protesta në Hagë, T7 sjell fotografi prej atje

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

Përkrahje të fuqishme sot protestës në Hagë, i ka...

Gjykata Speciale, procesi i përshpejtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe një proces i ri zgjedhor, do të bëjë që Kosova ta kalojë vitin më të rënd, vitin 2018.

Kështu ka thënë deputeti i partisë më të re politike Alternativa, Ilir Deda pikërisht në formalizimin e saj, në Kuvendin e Parë Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhën organet drejtuese.

Deputeti Deda tha se gjatë këtij viti do të kenë shumë sfida, porse ato do t’i bëjnë edhe më të fortë. Madje, sipas tij, për Alternativën, viti 2018, është viti i rritjes së tyre falë punës së palodhshme të krejt anëtarëve.

Deda ka vlerësuar se situata në Kosovë është e rëndë si pasojë e papërgjegjshmërisë së Qeverisë, papërgjegjshmëri kjo, të cilën s’do të mundë ta mendonin as në mendimet më dashakëqija për Kosovën.

“Shumica e këtij viti do të jetë vit i rëndë. Vit i rëndë për shkak të Gjykatës Speciale, vit i rëndë për shkak të afërsisë apo shpejtimit të normalizimit të procesit me Serbinë dhe vit i rëndë sepse do të kalojmë edhe një palë zgjedhje. Por, ne jemi optimist se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta prodhojnë një kompozicion tjetër të Kuvendit të Kosovës, bashkë me Alternativën bashkë me të në një qeveri që do ta përgatitë Kosovën për anëtarësim në BE. Partitë që sot e udhëheqin Qeverinë nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë. Ne që nuk jemi në Qeveri jemi në gjendje ta bëjmë këtë dhe do të na duhet mobilizim më i madh, punë shumë e rënd e palodhshme që vijmë deri të dita ku me ndërrimin e qeverisë do të kemi fokus tek qytetari i Kosovës”, tha Deda.

Sipas tij, partitë që udhëheqin qeverinë nuk janë në gjendje ta udhëheqin Kosovën drejt BE-së. Deda ka shtuar se për tema nacionale duhet të kenë konsensus nacional.

Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila e cila është kryesuese e këtij subjekti deri në zgjedhjen e organeve të reja, e quajti moment të veçantë përpjekjen e finalizimit të Alternativës si subjekt politik liberal-demokrat.

Ajo akuzoi partitë që janë në pushtet se kanë izoluar vendin, duke thënë se qytetarët kanë mbetur të mbërthyer në 10 mijë kilometra katror.

“Po harrojmë se diku në botë një makinë shkon në mars, në Kosovë jemi të kufizuar dhe mbërthyer në 10 mijë kilometra katror pa pasur mundësi që nëse duam të shohim diçka më interesant në Budapest ose në Athinë ne duhet me muaj të tërë të presim së pari për aplikacionin dhe me shansin gjysmë, gjysmë nëse dot ë marrim vizën për këto shtete. Dhe kjo është mohimi i të qenit një qytetarë mesatar i kontinentit me të vjetër në Evropë”, theksoi Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se e kanë vetëm një Kosovë për të jetuar dhe vetëm një flamur me ngjyrat çfarë i ka. Ajo i ka quajtur mercenarë ata që luftuan dhe u bënë milionerë sepse vetëm mercenarët luftojnë për para.

Sipas saj, atdhetarët luftojnë për vendin e vet kurdo që kërkohet. Kusari-Lila shtoi se nuk e kanë dërguar në vend amanetin e atyre që kanë sakrifikuar dhe janë rënë për lirinë e Kosovës.

“Ata kanë sakrifikuar për vend, e të tjerët sot e keshiratin sakrificën e tyre. E besojnë se e kanë të drejtë të thirrën në atë sakrificë dhe pastaj t’ia ofrojnë vetës jetën e milionerëve. Pastaj vetëm ata kanë të drejt të mbajnë si të tillë sepse kanë sakrifikuar, jo. Nëse flasim se duhet të flasim se duhet t’i japim vlerë monetare sakrificës, nëse flasim se ata që kanë marrë pushkën dhe sot janë bërë milionerë duke u thirrur në atë pushkë, atëherë nuk është gjë tjetër veçse një fjalë, mercenarë. Mercenarët paguhen nëse luftojnë për dikë, atdhetarët, patriotet luftojnë për vendin e vet kur duhet luftuar, ndërsa në paqe e ndërtojnë shtetin. Ndërsa ne kërkojmë atdhetarë që duan të ndërtojnë shtetin”, u shpreh ajo.

Konventën e Alternativës e ka përshëndetur edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili tha se Kosovës i duhet diçka e re sikurse Alternativa, pasi janë lodhur qytetarët nga disa të vjetra.

“Sikurse Kosovës që i duhet një partneritet i fuqishëm me subjektet brenda Kosovës sepse të vetëm nuk mund të qeverisim, ndjenja e të qenit i madh është i gabueshëm sepse secili për secilin ka nevojë, se aq më tepër duhet të na lidh vizioni i përbashkët, ideja e përbashkët, qëllimi i përbashkët e mira e përbashkët që është zhvillimi i vendit tonë”, theksoi Beqiri.

Beqiri ka siguruar Alternativën se kanë një partnerë dhe se këtë vit në zgjedhjet që do të mbahen do të gjejnë forma bashkëpunimi.

Këtë kuvend zgjedhor e ka përshëndetur edhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu, i cili tha se përkundër sfidave, ka parë janë grup të përkushtuar të Alternativës.

Sipas tij, ka ardhur koha që ta bëjnë atë, që të kenë dinjitet dhe mbajtja përgjegjës njerëzit që ia delegojnë atë përgjegjësi.

Pas pjesës zyrtare, Kuvendi i Parë Zgjedhor i Alternativës, ka zhvilluar proceset tjera të zgjedhjet se organeve drejtuese të partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz