BallinaLajmeKy prokuror po i heton veteranët mashtrues. Në cilën fazë është hetimi?

Ky prokuror po i heton veteranët mashtrues. Në cilën fazë është hetimi?

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Krim dhe Turp”.

Është ky një dokumentar për procesin shumë të dyshim të marrjes së statusit të veteranit ët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga mijëra e mijëra persona në Kosovë që kurrë nuk ishin pjesë e kësaj ushtrie.

Nga minuta 10:00 e tutje e këtij dokumentari Prokurori Elez Blakaj sqaron më në detaje se po shkon hetimi i tij kundër veteranëve mashtrues tëUÇK-së. Në cilën fazëështë hetimi i tij?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen direkte të krerëve të shtetit në këtë krim që pos tjerash do ta dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona e miklona euro me pensionet që do ti përfitojnë veteranët mashtrues.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që e udhëhoqën lutën e UÇK-së dhe që tash udhëheqin me shoqatat e veteranëve apo i përfaqësojnë interesat e tyre duke qenë në pozitat më të larta që e zbërthejnë në detaje se si ndodhi procesi i mashtrimit dhe si u përligj ai mashtrim nga një komision shtetëror.

Dokumente dhe pamje ekskluzive të patransmetuara kurrë më parë do të shfaqen në këtë dokumentar.

Kush janë veteranët mashtrues të UÇK-së? Sa është numri i tyre? Kush nga liderët e vendit janë të përfshirë në këtë mashtrim për të cilin u dhanë qindra-mijëra euro ryshfet, e buxheti i shtetit do të dëmtohet për miliona euro? Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz