Zgjedhjet komunale të 22 tetorit ia kanë humbur PDK-së shumicën formale në Kuvendin Komunal. PDK nga 21 këshilltarë që i kishte në mandatin e kaluar, tashmë i ka vetëm 14 këshilltarë, përcjell Drenicapress.info.
Opozita ka 17 asambleist, kurse PDK-ja ka 14. PDK-së i duhen vetëm edhe dy asamblist nga partitë e tjera për ta pasur shumicën e thjeshtë.
Opozita në Drenas po punon që në seancën e parë të asamblesë së re ta propozojë një asamblist nga opozita për kryesues të Kuvendit Komunal të Drenasit.
Sipas burimeve të Drenicapress në disa takime që janë zhvilluar në mes të partive opozitare, ka dakordim që Vehbi Berisha i Nismës për Kosvovë të jetë kandidatë i opozitës për kryesues të Kuvendit Komunal të Drenasit.
Sot KQZ-ja ka certifikuar rezultatet dhe brenda 15 ditëve do të mësohet për pasardhësin e Naim Bazajt në KK-në e Drenasit./Drenicapress.info/