back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaKy person ka burgosur 100 mijë politikanë për dy vite! A do...

Ky person ka burgosur 100 mijë politikanë për dy vite! A do të kishte punë për të në Kosovë?

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Pavarësisht nga e kaluara e errët e shtetit kinez, përkitazi me korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të e saj të lartë, Xi Jinping ardhjen në pushtet e kuptoi të jetë “shërbëtor” i popullit. Ai premtoi se “tigrat”, përkatësisht zyrtarët keqpërdorues do të përfundojnë në vendin e duhur – prapa grilave. Dhe, ia doli.

Anëtarët e Partisë Komuniste po fitojnë shuma të mëdha parash. Në këtë mënyrë të paligjshme, atyre po u “trashet” pasuria e patundshme, numri i makinave sportive,gardëroba e markave të shtrenjta… Ndërsa, 61-vjeçari po e mban fjalën e dhënë për t’i luftuar ata.

Siç raportojnë mediat kineze, prej emërimit të tij në postin e Sekretarit të Partisë Komuniste të Kinës, mbi 100 mijë zyrtarë të korruptuar kanë marrë dënimin e merituar, pikërisht pas masave të ndërmarra nga Jinpingu, transmeton Telegrafi.

Madje, disa zyrtarë me të marr vesh se gjenden në “listën e zezë” të tij, për të mos të përfunduar të turpëruar po kryejnë vetëvrasje.

Në anën tjetër, Jinping po kritikohet se po arreston vetëm “peshqit e vegjël” dhe se zyrtarët e lartë shtetërorë nuk po ka guxim që t’i hetojë – siç thonë analistët – nga frika e hakmarrjes së politikës ndaj tij.

Sipas medieve kineze, Jinping po bëhet një nga njerëzit më të fuqishëm në vend. Shumica e njerëzve po e lavdërojnë shkaku i aftësive të jashtëzakonshme hetimore, por edhe për shkak të pjekurisë së lartë politike. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz