BallinaLajmeKy person i lartë i UNDP thotë: Të goditën të korruptuarit

Ky person i lartë i UNDP thotë: Të goditën të korruptuarit

Të ngjajshme

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Skriniar merr rrezik të madh për Kosovën, reagon trajneri sllovak

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze...

Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se autoritetet kosovare duhet t’u dërgojnë mesazhe shkelësve të ligjit se nuk mund të shkoni larg me korrupsion pasi në fillim jo vetëm se të gjithë do ta marrin vesh atë se çfarë po ndodh, por do të fillojmë ta godasim edhe “xhepin” tuaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nëse nuk ndodh luftimi i korrupsionit në Kosovë, atëherë edhe pas dy apo tre vjetëve do të flasim për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE). Autoritetet kosovare duhet t’u dërgojnë mesazhe shkelësve të ligjit se nuk mund të shkoni larg me korrupsion pasi në fillim jo vetëm se të gjithë do ta marrin vesh atë se çfarë po ndodh, por do të fillojmë ta godasim edhe “xhepin” tuaj. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë.

Russell gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, duke thënë se të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje faktorëve të rrezikut të terrorizmit të brendshëm. “Ne të gjithë duhet t’u kushtojmë vëmendje faktorëve të rrezikut të terrorizmit të brendshëm, sepse ky lloj ndodh përmes radikalizimit në internet dhe kjo ndodh kur të rinjtë nuk ndihen sikur kanë një të ardhme. Ne duhet të ndihmojmë të krijojmë një ndjenjë të hapjes dhe të mundësisë që të rinjtë të kenë një të ardhme. Pastaj rreziku do të ulet gjithashtu”, ka pohuar mes tjerash Russell

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz