back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeKy ishte roli Duncan në raport me Kosovën, dëshmitarit ë sot po...

Ky ishte roli Duncan në raport me Kosovën, dëshmitarit ë sot po dëshmon në Hagë

Të ngjajshme

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clarck, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai thotë se këshillat që ai i jepte gjeneralit Clark, burimet i kishte të larmishme.

“Informoja gjeneralin Clark në mëngjes. Zgjohesha, kam hyrë në internet për të parë zhvillimet e fundit se çfarë po ndodhte në Kosovë, dëgjoja lajmet e 24 orëve të fundit, në veturë dëgjoja edhe BBC-në,  lexoja të gjitha shërbimet. Përmes videolidhjeve informonim komandantët në terren”, thotë ai për punën që bënte gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Tutje, Duncan thotë se përpiqej të krijonte një panoramë se çfarë kishte ndodhur çdo 24 orë në Kosovë.

Ish-diplomati nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte si burim, persona të brendshëm.

Ndër të tjera ai shton se kultura shqiptare e ka ndihmuar ta kuptonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Duncan ndër të tjera tha se familja e Jasharajve kishte ndikim të madh gjatë vitit 1998.

“Kur bëja hulumtime, dilte emri i Jasharajve çdo kund. Kishin rëndësi të madhe”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz