Ky ilaç popullor po shkakton simptomat e Covid-19, alarmon njerëzit që e përdorin

Një ilaç mjekësor popullor, po i bën njerëzit të besojnë se janë infektuar me koronavirus, pasi efektet e tij anësore janë të ngjashme me simptomat e virusit vdekjeprurës.
Suplementi bimor “ArmaForce” mund t’i bëjë përdoruesit të humbasin ndjenjën e tyre të shijes dhe oreksit, si dhe shkakton të vjella dhe dhimbje barku.
Ky ilaç popullor prodhohet për të ndihmuar në simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ka përbërës të tillë si andrografia dhe gjethet e ullirit.
Andrografia mund të ndikojë në ndjenjën e shijes së njerëzve, e cila ngatërrohet me simptomën e njohur të koronavirusit.
Këto efekte anësore kanë bërë që disa njerëz të frikësohen dhe të mendojnë se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e frymëmarrjes.
Farmacistët kanë raportuar një rritje të numrit të njerëzve që janë të shqetësuar se kanë kontraktuar kornavirusin sepse kanë humbur sensin e tyre të shijes.
Kompania Blackmores, e cila prodhon “ArmaForce” , pranoi se kishte parë një numër në rritje të njerëzve që po përjetonin efektin anësor gjatë muajve të fundit.

Lexo edheRekord me numër të rasteve me koronavirus në Prishtinë, brenda 24 orëve 102 të infektuar
Nga hetimet e bëra është zbuluar se “ArmaForce” po blihet pa këshilla profesionale të kujdesit shëndetësor dhe që përdoret për shumë kohë në një dozë shumë të lartë.
Kompania Blackmores ka ndryshuar etiketën e këtij ilaçi në mënyrë që të kufizojë dozën dhe kohëzgjatjen e përdorimit.
Kompania gjithashtu i ka kërkuar farmacistëve që t’i informojnë ata në lidhje me efektet anësore që ky ilaç ka.
“ArmaForce” zakonisht shitet në barnatore pa recetë.














