Ky fshat i Drenicës do të bëhet me ujësjellës (foto)
BILLI

Lexo edheSkenderaj, nënshkruhet marrëveshja zëvendësministrin Gecaj për projektin e ujësjllësit për fsahtin Kuçicë (FOTO)

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Zëvendësministri i MAPL-së Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Nënkryetari Nura ka shprehur kënaqësinë e tij me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, e cila ndikon shumë pozitivisht në përmirësimin e më tutjeshëm të jetës së banorëve të këtij fshati. Ai e ka falenderuar MAPL-në dhe zëvendësministrin Gecaj për mbështetjen në realizimin e projekteve jetike për qytetarët.
Projekti i Ujësjellësit për Kuçicën do të realizohet gjatë vitit 2017. Marrëveshja e nëshkruar sot nga Komuna e Skenderajt dhe MAPL, do të rrisë kualitetin e jetës së banorëve të Kuçicës, fshat ky malor dhe me bukuri natyrore.

Lexo edheSkenderaj, nënshkruhet marrëveshja zëvendësministrin Gecaj për projektin e ujësjllësit për fsahtin Kuçicë (FOTO)
Kuçica viteve të kaluara ka përfituar investime në projektin e rrugës së fshatit, ndërsa po në vitin 2017, Komuna e Skenderajt do të financojë dhe realizojë edhe projektin e asfaltimit të rrugëve të lagjeve në këtë fshat, si dhe në kanalizimin fekal.
