BallinaLajmeLajmet e FunditKy film horror u filmua duke përdorur 20 iPhone njëkohësisht

Ky film horror u filmua duke përdorur 20 iPhone njëkohësisht

Vazhdimi i filmit horror “28 Years Later” i regjisorit Danny Boyle përfshin një gamë të gjerë të teknologjisë moderne të krijimit të filmave, duke përfshirë gjirimin e disa sekuencave duke përdorur telefonat inteligjentë Apple iPhone.

Siç raportohet, Boyle bëri bujë kur fotot prapa skenave treguan se ai dhe ekipi i tij po përdornin iPhone për të xhiruar “28 Years Later”.

Ai konfirmoi vetë këto raportime dhe tregoi se si teknologjia e ndryshme e kamerave mundëson skena të reja dhe dinamike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Boyle tha se pavarësisht se nuk është gjiruar në një grup kamerash me format të madh, filmi i tij i ri mbi apokalipsin është në një raport shumë të gjerë 2.76:1.

Ky është një ndryshim dramatik nga filmi origjinal, “28 Days Later” i vitit 2002, i cili u gjirua në raport 4:3 në kamera miniDV.

Përtej përdorimit të vetëm të një iPhone për gjirimin e disa sekuencave, Boyle dhe bashkëpunëtori i tij Anthony Dod Mantle, shkuan shumë përtej kësaj dhe ndërtuan disa platforma të përpunuara, duke përfshirë një që përmban 20 iPhone.

Ndryshe, të kesh kaq shumë kamera që gjirojnë njëkohësisht do të thotë gjithashtu se, gjatë montimit, është e lehtë të zgjedhësh një perspektivë specifike që është paksa e ndryshme nga pjesa tjetër.

Filmi do të publikohet më 20 qershor 2025.  /Telegrafi/

- Advertisement -