BallinaRegjionaleDrenasKy është zotimi i ministrit Bytyqi nga Drenasi

Ky është zotimi i ministrit Bytyqi nga Drenasi

Të ngjajshme

Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por jo ndikim në faturim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

VV i dërgon letër Osmanit, kanë një kërkesë për të

Vetëvendosje po insiston t’i ketë tre anëtarë në KQZ,...

Gruda ia mbyll derën Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda edhe njëher ia ka mbyllur derën Kombëtares...

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Shyqeri Bytyqi nga Nisma për Kosovën. që është zgjedhur ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me të marrë këtë post ka shkruar se është i njoftuar për gjendjen e arsimit në Kosovë.

Megjithatë, ai ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim me profesionistë dhe ekspertë të shkencës.

Ai është zotuar se do ta drejtojë këtë dikaster me të gjitha kapacitetet për përmirësim të arsimit dhe shkencës.

“Shpreh falënderim dhe mirënjohje për besimin që më është dhënë që ta drejtoj dikasterin ndër më të rëndësishmin të shtetit të Kosovës. Zotohem se do të vë të gjithë eksperiencën time, të gjitha mundësitë ligjore, të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e grupeve të ekspertëve të kësaj fushe në shërbim të përmirësimit të arsimit dhe shkencës”, ka thënë Bytyqi.

“Është e njohur për të gjithë gjendja në të cilën është arsimi në Kosovë, andaj kërkoj dhe jam i gatshëm për bashkëpunim me profesionistët dhe ekspertët e shkencës, pa dallime në mënyrë që shtylla më e rëndësishme e shoqërisë tonë të zhvillohet dhe të jetë e qëndrueshme edhe për brezat e ardhshëm. Le të fillojmë me punë, e na priftë e mbara”, ka shkruar më tej ai në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz