Ditën e Mërkurë Linksys prezantoi EA9300 Wireless AC Router , modemin e parë kabllor , njëherazi edhe router CG7500.
Modeli EA9300 është një router që transmeton sinjal mbi dy frekuenca 5Ghz dhe një 2.4 Ghz. Sakaq CG7500 shërben si zëvendësues i modemin kabllor që ju ofron ISP-ja juaj. Sipas Linksys EA9300 ofron shpejtësi teorike prej 750 Mbps. Në mënyrë që të shfrytëzojë këto kapacitete pajisja wireless marrëse duhet të ketë të instaluara tre antena. /krokodili.al/


