Ky është vendi ku u sulmuan atletët kosovarë
BILLI

Lexo edheDetaje të reja/ Personat që sulmuan atletët kosovarë ishin të veshur me rroba të ushtrisë

Gjatë ditës së sotshme atletë kosovarë të grupit “Kosovo Moutain Club” u sulmuan me armë zjarri nga disa persona të panjohur.
Indeksonline përmes burimeve në Stacionin e Policisë në veri mëson që sulmi ka ndodhur në mes të Leposaviqit, në drejtim Malit të Rogoznës, afër qytetit të Novi Pazarit.
Personat që kanë bërë sulmin dyshohet që janë të nacionalitetit serb, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Lexo edheDetaje të reja/ Personat që sulmuan atletët kosovarë ishin të veshur me rroba të ushtrisë
Ata ishin të veshur me rroba të ushtrisë dhe të pajisur me armë të llojit kallash.
Pjesë e grupit të atletëve ishte ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi. Indeksonline do të ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.