back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaBotëKy është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më...

Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

Të ngjajshme

Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton...

Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. E me këtë...

Hoxhaj nga Haga: Raporti i Dick Martyt ishte kurth për Perëndimin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pati kritika...

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit.

E me këtë rast në Prishtinë çdo ditë do të shërbehet ushqim falas gjatë kohës së iftarit.

Kjo është bërë e ditur nga hoxhë Labinot Maliqi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë:

URIME MUAJIN E BEKUAR RAMAZAN!🌙

Me emrin e Zotit të Madhëruar dhe për hir të Tij, edhe këtë vit vazhdojmë një traditë që tashmë ka hyrë në vitin e nëntë të saj. Për të nëntin vit me radhë, do të shtrojmë iftare falas çdo ditë gjatë gjithë muajit të bekuar Ramazan, në dashtë Zoti i Lartësuar.

Iftaret do të shtrohen në oborrin e xhamisë

“Prof. Dr. Bedri Kamberi” Lagjja e Spitalit, Prishtinë.

Në sofrën tonë janë të mirëpritur studentët, familjet në nevojë dhe ato skamnore, si dhe çdo agjërues që dëshiron të ndajë iftarin me ne.

Ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë vepër të hajrit, të bëhen pjesë e kësaj tradite të bukur dhe të begatë. Çdo kontribut është sadaka dhe shpërblim i madh tek Zoti.

Mënyrat për të kontribuar:

1. Duke paguar iftarin drejtpërdrejt në restorant ose gjelltore, të cilët më pas e sjellin ushqimin në xhami

2. Duke dhuruar në arkën e xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” – Prishtinë

3. Përmes Ëestern Union ose mënyrave të tjera të pagesës

4. Më e rëndësishmja është që në sofrën e agjëruesve të vijë ushqimi, jo domosdoshmërisht mjeti financiar

Profeti Muhammed ﷺ ka thënë: “Kush i shtron iftar një agjëruesi, do të ketë shpërblimin njësoj sikurse ai, pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.”

Allahu ju shpërbleftë për bujarinë tuaj, ju pranoftë agjërimin dhe të gjitha adhurimet./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz