Sot nga ora 12:00 do i jepet lamturia për në banesë e fundit, veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.
Pak më herët, garda e nderit solli arkivolin e tij ne sheshin ‘Skenderbeu’, ku po pritet të fillojë ceremonia komemorative.
Varri i tij është ndarë afër dëshmorëve dhe pak metra larg atij të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Gazeta Metro ka siguruar pamje nga vendi ku do të varroset Demaçi.

Në ceremoninë që ishte parparë të fillojë në ora 9:00 por nuk ndodhi, pritet të flasin krerët instituconal nga vendi e rajoni dhe dikush nga familjarët. E menjëherë pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë nga ora 11:00, kurse varrimi do bëhet në orën 12:00.
Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare., ditën e enjte. Me këtë rast Presidenti Thaçi ka shpallujr tri ditë zie në vend./Gazetametro.net
