back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKy është shteti që preferojnë gjermanët dhe francezët për të emigruar për...

Ky është shteti që preferojnë gjermanët dhe francezët për të emigruar për punë

Të ngjajshme

Daulina Osmani riemërohet Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3

Daulina Osmani është riemëruar sot për një mandat tjetër...

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në zonën e...

Mbyllet me sukses seanca e parë e legjislaturës së re

Seanca e parë e legjislaturës së re është mbyllur. Punimet...

Emigrimin e njohim së fundmi si një fenomen ballkanik dhe afrikan, por ai ekziston edhe vetë brenda Bashkimit Evropian, ndonëse jo në të njëjta përmasa me ato të qytetarëve të shteteve të treta.

Edhe gjermanët dhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.

Luksemburgu është shteti që përzgjidhet më së shumti për të punuar nga banorët e Gjermanisë dhe Francës.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018-të, 52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin. Tek francezët ky numër është edhe më i lartë, duke arritur në 88 mijë. Shteti tjetër që kanë zgjedhur 46 mijë francezë është Belgjika.

Numri më i lartë i punëtorëve që lëvizin në një shtet tjetër të BE-së i përket polakëve, të cilët zgjedhin masivisht Gjermaninë.

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz