BallinaLajmeKy është reagimi i Hagës për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës

Ky është reagimi i Hagës për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christpher Bennet, ka thënë se ata janë duke vazhduar punën në bazë të mandatit që u ka dhënë ligji.

Zëdhënësi Bennet nuk ka dashur t’i komentojë zhvillimet në Prishtinë ku një grup i deputetëve të Kuvendit i kanë mbledhur nënshkrimet për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme me të cilën do të bëhej përpjekje për shfuqizimin e Ligjit i cili themelon gjykatën që do t’i trajtojë krimet e pretenduara se janë kryer nga ish pjesëtarët e UÇK’së.

“Ne punojmë në kuadër të Ligjit për Specialen dhe po punojmë në kuadër të mandatit aktual. Nuk mund të flasim për ndonjë mandat tjetër eventual”, tha Bennet për kallxo.com

“Nuk mund të spekuloj për gjëra të tilla. Unë flas vetëm për mandatin tonë dhe mandati ynë vjen nga Ligji Special dhe ne jemi të fokusuar në këtë”, nënvizoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz