BallinaLajmeKy është plani i Policisë dhe Prokurorisë për zgjedhjet e 11 qershorit

Ky është plani i Policisë dhe Prokurorisë për zgjedhjet e 11 qershorit

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Me rastin e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, është organizuar Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë tubim të pranishëm janë prokurorë si dhe krerë të lartë të PK-së.

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto parlamentare, pritet që të angazhohen një numër i madh i përfaqësuesve të organeve të drejtësisë.

Prokurorja e Republikës, Laura Pula, ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 qershorit pritet të jetë një numër i madh i prokurorëve të cilët do të angazhohen intensivisht për ‘mbrojtjen e votës’, shkruan Indeksonline.

“Prokuroria ka ndërmarrë gjitha hapat për këto zgjedhje. Kemi të angazhuar 100 prokurore dhe numër të caktuar për të siguruar efikasitet për mbrojtje e votës së qytetarit”, ka thënë ajo me rastin e organizimit të Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo, po ashtu theksoi se Policia e Kosovës dhe KQZ do të merren saktësisht me mbarëvajtjen dhe sigurinë e shtetit, ndërsa Prokuroria për mbrojtjen e votës së qytetarit. Prokurorja Pula po ashtu falënderoi edhe mediat për raportimin e kësaj gare zgjedhore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz