back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKy është plani gjerman për Kosovën

Ky është plani gjerman për Kosovën

Të ngjajshme

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Gazeta Express ka mësuar se Franca dhe Gjermania do të dalin me 29 prill me një plan për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe të Serbisë, që do t’i akomodonte deri në njëfarë mase edhe kërkesat e Beogradit, e e cila nuk përfshinë edhe ndarjen.

Ka disa javë që Kosova po kalon nëpër në një situatë, të cilën, nëse do të mund të shërbeheshim me gjuhën e meteorologëve do të mund ta quanim si “mot i kthjellët por i paqëndrueshëm”.

Është shumë pak e besueshme që e gjithë shtrëngata e dy viteve të fundit, rreth ndarjes së Kosovës, rreth ndryshimit të kufijve, u harrua si temë. Është edhe më pak e besueshme që taksa e vendosur nga Qeveria bllokoi çdo gjë, duke përfshirë këtu edhe interesimin amerikan për ta zgjidhur këtë problem.

Burime të Gazetës Express kanë treguar që në takimin që pritet të mbahet në Berlin, në fund të këtij muaji, e ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, liderëve të Kosovës dhe të Serbisë do t’u prezantohet një plan për marrëveshjen finale.

“Nëse janë të vërteta ato çfarë po fliten për këtë plan, atëherë shumëkush do ta kërkojë atë planin për ndarje territoriale”, tha një burim i mirinformuar, për Gazetën Express.

“Po flitet për sovranitet të dyfishtë. Kosova ta ruaj integritetin territorial, por që Serbia të gëzojë njëfarë sovraniteti mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat serbe”, tha ky burim.

Sipas tij, në mënyrë që të mos tingëllojë shumë agresive, ka mundësi që Kosova një pjesë të sovranitetit të saj t’ia bartë Brukselit, e pastaj ky i fundit Serbisë.

“Po përmenden raste të ndryshme nëpër botë si një mënyrë për ta akomoduar edhe Serbinë edhe Kosovën, mirëpo gjërat nuk do të janë aq të thjeshta”, ka thënë ai duke shtuar që pjesëmarrja e Haradinajt në Berlin vetëm sa e bën të gjithë situatën edhe më të paqartë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz