BallinaLajmeKy është personi që u vra në Fushë Kosovë

Ky është personi që u vra në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Hoxhaj për tragjedinë në Austri: Kosova u trondit nga humbja e 3 bashkatdhetarëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka...

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Rreth orës 03:00 të mëngjesit në Fushë Kosovë, ka ndodhur një vrasje.

Personi i vrarë është Behram Ibishi – 54 vjeçar nga fshati Nakaradë, që është qëlluar për vdekje në vendin e tij të punës, njofton Klan Kosova.

I ndjeri ka qenë duke punuar si roje në kompaninë “Lesna”. Ai dyshohet se është vrarë nga persona të cilët po provonin që të hynin të kryenin vjedhje në objektin ku ishte duke bërë roje.

Familja Ibishi ka hapur dyert për kryeshnosh me mëngjes. Ata kanë thënë për Klan Kosova se familjari i tyre ka qenë duke punuar që nga paslufta si roje në këtë kompani dhe thonë se nuk kanë pasur probleme me dikë.

Pronari i “Lesna”, Hashim Deshishku ka thënë se i vjen keq për vrasjen që ka ndodhur, duke treguar se gjithçka kanë lënë në dorën e policisë që të hetohet.

“Hajnat kanë hy dhe e kanë vrarë punëtorin”, ka thënë Deshishku shkurt për Klan Kosova.

Ai e ka përshkruar të ndjerin si punëtor të devotshëm dhe ka thënë se me të kanë pasur lidhje familjare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz