back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKy është personi që ka përkthyer raportin e ekspertizës për rastin Dehari

Ky është personi që ka përkthyer raportin e ekspertizës për rastin Dehari

Të ngjajshme

Graçanicë: I dyshuari mashtron të miturin, i merr 1485 euro

Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua...

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Lamine Yamal ishte i pakënaqur me zëvendësimin, Hansi Flick: Është i ri…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore të vështirë me...

Ismail Ismaili është personi i cili figuron si përkthyes dhe interpret gjyqësor në versionin e gjuhës shqipe të Raportit të ekspertizës mjeko-ligjore për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ai është angazhuar në përkthimin e materialit prej rreth 60 faqesh të Institutit të Lozanës në Zvicër ndërsa ka deklaruar se këtë punë e kryen me autorizim të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Ismaili është përkthyes dhe interpret gjyqësor që punon në kompaninë e përkthimeve “Prestige” e cila ka seli në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Në faqen e 14-të të raportit përfundimtar( versioni në shqip) për rastin Astrit Dehari përkthyesi dhe interpret gjyqësor zotohet për saktësinë e përkthimit, i cili është kontestuar nga njohësit e gjuhës frënge dhe shqipe.

“Unë, i poshtë nënshkruari, Ismail Ismaili, përkthyesi- iterpret gjyqësor i autorizuar nga Gjykata e Qarkut me vendimin nr. 238/2009 e vërtetoj saktësinë dhe autorësinë e përkthimit nga gjuha frënge në gjuhën shqipe. Në dëshmi të kësaj, kam vendosur nënshkrimin tim dhe vulën e datës 19 tetor 2009, në Prishtinë”, shkruan Ismaili në raportin e përkthyer prej tij.

Përmbajtja e raportit të ekspertizës mjeko-ligjore për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, versioni në gjuhën shqipe është kritikuar ashpër për nivelin e përkthimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz